Shkencëtarët krijojnë embrionin e
parë gjysmë derr e gjysmë njeri

Shkencëtarët krijojnë embrionin e<br />parë gjysmë derr e gjysmë njeri
Shkencëtarët e Institutit Sulk për Studime Biologjike në Kaliforni, kanë deklaruar se kanë arritur të krijojnë embrionin e parë hibrid, i cili është një miksim mes ADN-së së njeriut dhe derrit.

Sipas shkencëtarëve, kjo procedurë është hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm për rritjen e organeve njerëzore brenda trupit të kafshëve.

embrioni 2
(Embrioni hibrid i krijuar nga shkencëtarët)

Qëllimi është që të arrijmë të rrisim organe njerëzore në këto kafshë edhe pse jemi ende larg nga realizimi i kësaj procedure, por kjo që kemi arritur është një hap shumë i rëndësishëm”, është shprehur Juhan Carlos, udhëheqësi i projektit.

embrioni
(Embrioni hibrid i krijuar nga shkencëtarët)

Nga ana tjetër realizimi i kësaj procedure ka ngritur shqetësime për normat etike dhe gjithashtu edhe për kërcënimin që mund t’i vi njeriut nga miksimi i AND-së së tyre me atë të kafshëve.

“Jo gjithçka që shkenca mund të realizojë duhet bërë realit. Ne nuk jetojmë një laborator ku mund të bëjmë çdo gjë realitet. I përket shoqërisë të vendosi nëse kjo gjë do të shërbejë në të mirën e tyre dhe nëse programe të tilla duhet të vazhdojnë në faza të tjera”, ka thënë Juhan Carlos.

Ndërkohë që realizimi i plotë i krijimit të organeve njerëzore të cilat mund të transplantohen dhe të pranohen 100% nga trupi njerëzor që do ta marrë këtë organ, në trupin e një kafshe është ende larg, realizimi i kësaj procedure do të shpëtonte me qindra mijëra jetë njerëzish.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Me kapuç në kokë dhe maska, dërgohen në prokurori të arrestuarit më 210 kg kokainë në Greqi

VIDEO/ Me kapuç në kokë dhe maska, dërgohen në prokurori të arrestuarit më 210 kg kokainë në Greqi