SHBA - Sipas shkencëtarëve, Toka ka gjasa që të goditet më shpesh nga asteroidët. Paralajmërimi vjen pas rastit të fundit, kur një asteroid u rrëzua në qytetin rus Chelyabinsk duke shkaktuar dëme të mëdha dhe plagosur rreth 1 mijë persona.
Kjo gjë, sipas shkencëtarëve ndodh një herë në 100 apo 200 vjet, por tani rrëzimi i asteroidëve me masë sa ai që u rrëzua në qytetin rus mund të ndodhë më shpesh.
Ata thonë se asteroidët mund të godasin Tokën çdo dekadë apo dy dekada. Hulumtimet e bëra nga Universiteti i Ontarios u botuan në revistën 'Nature'.
Kurse kompania 'Sky surveys' ka vëzhguar rreth 95% të asteroidëve më të mëdhenj me gjerësi 1 kilometër dhe që vërtiten pranë Tokës, dhe sipas saj nuk llogaritet që këta asteroidë të godasin Tokën së afërmi.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com