Shkencëtarët besojnë se provat e ADN-së të gjetura në vendin e krimit mund të përdoren në të ardhmen për të krijuar imazhin e të dyshuarve për vepra penale.

Në një artikull të botuar në PLOS Genetics, një ekip shkencëtarësh shpjeguan se ishin në gjendje për të krijuar imazhin 3D të fytyrës së personave të ndryshëm nëpërmjet ADN.

Ky zbulim mund të përdoret edhe për të parashikuar tiparet e fytyrës të paraardhësve, origjinën e tyre si dhe specie të zhdukura të njeriut.

Kështu, shkencëtarët bënë një eksperiment për të kuptuar më mirë këtë gjë, duke marrë monstrat e popullsisë nga vendet e Afrikës dhe të Europës.

Nëpërmjet këtyre monstrave, hulumtuesit arrijnë të zbulojnë prejardhjen e gjithsecilit në varësi të formës së fytyrës. Ata tregojnë se forma e fytyrës, seksi dhe prejardhja mund të studiohen sistematikisht nëpërmjet metodave të tyre.


(v.gj/shqiptarja.com)