Shkencëtarët britanikë: Këtë dimër, pandemia e Covid mund të krijojë një stuhi perfekte

Shkencëtarët britanikë: Këtë dimër, pandemia e Covid mund të krijojë një stuhi perfekte

"Këtë dimër, pandemia e koronavirusit mund të krijojë një stuhi perfekte".

Kështu kanë deklaruar një grup shkencëtarësh në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët gjithashtu kanë paralajmëruar se vendet duhet të jenë gati për një ngritje të mundshme të kurbës Covid gjatë muajve të dimrit, kur mendohet se shpërthimet e vatrave të koronavirusit do të jenë më serioze se shpërthimet fillestare që ndodhën gjatë muajve mars dhe prill. Sipas tyre më të rezikuarit do të jenë pacientët që vuajnë nga asma dhe problemet kardiake.

Pse dimri mund të jetë i vështirë?

Sipas shkencëtarëve britanikë, në muajt e ftohtë ne kalojmë më shumë kohë brenda në hapësira të ajrosura dobët, gjë që avantazhon përhapjen më lehtë të infeksionit të koronavirusit.

Parashikimi i ekspertëve

Sipas shkencëtarëve të Akademisë Mjekësore, deri në muajin qershor 2021 në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar mund të vdesin rreth 120 mijë njerëz.

Ky parashikim, të cilin akademia e quajti një "skenar i arsyeshëm i rastit më të keq", është më shumë se dyfishi i 45 mijë vdekjeve që ka përjetuar Mbretëria e Bashkuar deri më tani.

Ky numër nuk përfshin vdekjet e mundshme në shtëpitë e përkujdesjes së moshës së tretë, të cilat për vdekje llogariten 30% në Angli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini