Shkencëtarët në sipërfaqen e Hënës zbulojnë akull

Shkencëtarët në sipërfaqen e Hënës zbulojnë akull

Foto ilustruese

Shkencëtarët informojnë se kanë të dhëna përfundimtare për shtresa të akullit në sipërfaqen e Hënës.

Të dy depozitat janë gjetur në polin verior dhe atë jugor dhe ka mundësi që datojnë nga kohërat e lashta.

Rezultatet kanë ardhur nga një mision indian, i cili ka ekspoluruar Hënën në vitet 2008-2009.

Detajet e punës janë publikuar në revistën shkencore, Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS).

Sipas studimit, shumica e akullit është e koncetruar nëpër kraterë, derisa në polin verior, akulli është më shumë i shpërndarë.

Instrumenti, i vendosur në anijen kozmike, Chandrayaan, Moon Mineralogy Mapper (M3) ka identifikuar tri zona të akullit në sipërfaqe të Hënës.

Gjithashtu, M3 jo vetëm që arriti të kapë vetitë reflektive që priten nga akulli, por ishte në gjendje që në mënyrë të drejtpërprejtë të masë molekulat e akullit që absorbojnë dritën infra të kuqe. Kjo do të thotë se shkencëtarët kanë parë se akulli dallonte nga uji i lëngshëm, avulli dhe akulli i ngurtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja