Shkencëtarët në zbulim të një
substance për trajtimin e Alzheime

Shkencëtarët në zbulim të një<br />substance për trajtimin e Alzheime
Në ditën e të prekurve nga sëmundja neurologjike të njohur me emrin Alzheimer, shkencëtarët deklarojnë se kanë zbuluar në lëkurën e njeriut, të njëjtat proteina që akumulojnë në tru çrregullimet dhe simptomat e sëmundjes Alzheimer, si humbja e kujtesës dhe paaftësinë mendore. 

Kjo diagnozë fillestare, shkruan BBC, është çelësi për të parandaluar humbjen e indeve të trurit në sëmundjen e dementias, e cila sjell çrregullime në mendim e kujtesë.

Sipas shkencëtarëve, lëkura ka të njëjtën origjinë si indi i trurit dhe të njëjtat depozita molekulash që shfaqen në lëkurë, akumulohen edhe në tru.

Për të testuar vërtetësinë e kësaj, si në jetë ashtu edhe pas vdekjes, kërkuesit rekrutuan 65 vullnetarë, 12 prej të cilëve ishin të shëndetshëm dhe 53 të tjerë vuanin simptomat e Parkinson, Alzheimer ose ndonjë lloj tjetër të dementias.

Ata realizuan një biopsi të vogël lëkure në pjesën e prapme te veshit të secilit prej vullnetarëve për të testuar ndonjë shenjë të shfaqshme çrregullimi. Në lëkurën e njerëzve me simptomat e dementias, në dallim nga njerëzit e shëndetshëm u vu re një nivel i lartë i proteinave “tau” dhe “alpha-synuclein”, proteina që akumulojnë çrregullime të llojit dementia.

Dr. Rodriguez Leyva, një nga kërkuesit që do të prezantojë së shpejti gjetjet e tij në takimin vjetor të Akademisë Amerikane të Neurologjisë, thotë për BBC se gjetjet e këtij kërkimi janë emocionuese, pasi ne mund të fillojmë t’i përdorim biopsitë e lëkurës te pacientët që jetojnë e deri te studimet mbi këto çrregullime.

Për shkencëtarët, ky test i ri do të ofrojë një substancë që mund t’i lejojë doktorët t’i identifikojnë më herët çrregullimet, duke i orientuar kërkuesit drejt trajtimeve të reja.

Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë