Pakkush e mendonte por Shkëndija e Tetovës është eliminuar nga Champions League që në turin e parë eliminator. Skuadra kampione e Maqedonisë është mposhtur 1-2 në ndeshjen e kthimit nga Nome Kalju të zhvillluar në Shkup. Kështu pavarësisht fitores 0-1 në Estoni, kuqezinjtë i aknë dhënë lamtumirën kompeticionit për shkak të golave në fushë kundërshtare.
Sfida në Shkup thuajse nisi në malore për të besuarit e Osmanit, të cilët që në minutën e 6 nga ndëshkuan nga estonezët. Përpjekjet e mëdha për të barazuar u shpërblyen në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 61, kur Agim Ibrahimi realizoi me penallti.
Për pjesën e mbetur të lojës Shkëndija u përpoq të ruante rezultatin, shpesh herë duke rrezikuar edhe në sulm, por atëherë kur nuk pritej, në minutën e 91, pësuan golin fatal, të realizuar Uge. Gjithsesi Shkëndija nuk do ta mbyllë këtu aventurën në Europë pasi do të marrë pjesë në turin e dytë eliminator të “Europa League”.