Shkëndijë elektrike në urgjencën e Durrësit, drejtoresha spitalit: Nuk ka dëme materiale dhe as njerëzore

Në repartin e Radiologjisë, të urgjencës së Durrësit ka pasur një shkëndijë elektrike që solli shkrirjen e kabujve të aparateve. Fatmirësisht nuk ka pasur as dëme materiale dhe as njerëzore, pasi në atë repart nuk ka pasur persona në momentin e shkëndijës. Në një intervistë për gazetarin Artur Korriku, drejtoresha e spitalit Nadire Kërtusha tha se nuk ka pasur zjarr por vetëm tym nga shkëndija elektrike.

"Sipas ekspertëve të zjarrfikësve ka pasur një shkëndijë elektrike në pjesën e radiologjisë. Nuk ka dëme as në aparate dhe as të personelit sepse sapo kanë parë tym kanë lënë repartin. Zjarrfikësit po merren me ventilimin e ambienteve. Nuk ka pasur zjarr por vetëm tym nga shkëndija", tha Kërtusha.

Zjarrfikësit po merren me ventilimin e ambienteve dhe në urgjencë është kthyer normaliteti.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave