Shkëputet ashensori i një pallati në Tiranë! Bie nga kati i pestë në katin zero, plagoset çifti i bashkëshortëve

Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme pasi një ashensor në një pallat të Tiranës në zonën e Unazës së Re është shkëputur, duke rënë nga kati i pestë në katin zero. Të plagosur kanë mbetur S. K., 56 vjeç, dhe S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh) që ndodheshin brenda ashensorit në momentin e shkëputjes së ashensorit.

Në ndihmë të tyre kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësve, ndërkohë që i kanë transportuar edhe në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Mësohet se 56 vjeçari ka dëmtuar shpatullën ndërsa edhe gruaja e tij ka pësuar dëmtime. Fatmirësisht gjendja e tyre paraqitet të jetë e qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetën.

Ky nuk është i pari rast i shkëputjes së ashensorëve në pallate. Ndërkohë nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) që kontrollon ashensorët, ende nuk ka një deklaratë zyrtare për rastin në fjalë.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liko: 07/02/2023 08:41

    Sa shpesh po ndodhin te tilla pse s'e ngre zerin njeri? Ku eshte shteti? Te behet rregull te kontrollohen patjeter rregullisht.

    Përgjigju
  • SONA: 07/02/2023 08:29

    NXIRRNI LIGJ PER MIRMBAJTJEN VIT PER VIT.....SEPSE NDRYSHE NUK BEHET

    Përgjigju
  • Kurjozi: 07/02/2023 00:39

    A kishte kontrate mirmbajtje dhe kontrolli. Kush ishin palet. Ndihmoni dhe qytetaret e tjere qe mund te rezikojne jeten.

    Përgjigju
  • Arsen: 07/02/2023 00:09

    Kjo ndodh per nivelin e ulet te firmave pa specialist e mjete kontrolli. Shteti dhe organet vendore nuk ushtrojne detyren dhe ligjet i kane plotesuar me llafologji qe i etikojne Evropjane. I detyrojne qytetaret me ligje te miratuara nga ata qe perfshihen ne aferat e droges dhe feshehjen e parave dhe skane kohe te lexojne ligjet qe aprovojne. Kontratat per sherbime firmosen nga administrator te bashkise dhe specialiste te licensuar por injorante ne shkencat perkatese dhe jo human. Ligja ju vjen ne ndihme duke aprovuar dhe nderhyrjen e permbaruseve te " FORTE ", qe sigurojne fitimin e tyre, fitimin e atyre qe licensojne te cila i fusin ne tubat e aspirimit. Lerini qytetaret te bejne kointratat me firmat qe jane serioze, qofte dhe te huaja. Mos beni presion duke aprovuar ne ligj kopetencat e bllokimit te ashensorve kur vete banoret nuk pranojne aparatura dhe sherbime te dobeta dhe vdekjeprurese. Kjo qe ka ndodhur eshte tentativ vrasje me autore shtet plus individ.

    Përgjigju
    • Or tej: 07/02/2023 08:15

      Vec mos t'na shkepusin big brotherin se per te tjerat nuk pyesim or teeeejjjjj

  • Albanistani: 06/02/2023 23:15

    Ketu te ne zoti na shpeton se nuk ka asnje lloj kontrolli teknik eshte komplet rrumpalle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen