SHKODËR - Një 23-vjeçar mbi motor ka aksidentuar për vdekjen një kalimtare 50-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17.50, në vendin e quajtur "Ura e Fshatit Bardhaj" të komunës Rrethina në Shkodër.
 
Siç njofton policia, Ardit Dumani, lindur dhe banues në qytetin Shkodër, duke drejtuar një motorçikletë ka aksidentuar për vdekje B. Deda, banuese në fshatin Bardhaj.
 
Por edhe vetë drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)