Rënia e studentëve që preferojnë konviktet e universitetit të Shkodrës është kthyer në një problem serioz. Në prag të vitit të ri akademik drejtorja e ndërmarrjes së studentëve në Shkodër Arjana Vishnja thotë se nuk janë regjistruar më shumë se 50 persona ndërsa kapacitetet janë për 900 studentë dhe brenda një viti në Shkodër ka mbi 8 mijë student.
Numri i studentëve shpresojmë që të rritet nga dita në ditë. E krahasuar me vitet e kaluara akademike, numri është gjithnjë në rënie. Këtë mësëmiri e vërtetojnë shifrat. Ndërmarrja e studentëve ose konvikti siç quhet ka një kapacitet prej 900 personash dhe të mendosh se çdo vit në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka mbi 8 mijë student unë mendoj që nuk duhet ta kishim patur aspak problem sistemimin e 900 studentëve. Gjithsesi ekonomia e tregut dhe ofrimi i mjediseve të ndryshme private ka patur ndikim të madh.
Të dhënat e bankës tregojnë që numri i të regjistruarve nuk është relativisht i lartë për kaq ditë sa na kanë mbetur. Deri tani nuk janë më shumë se 50 studentë që janë regjistruar”-thotë drejtorja Vishnja. Mungesa e investimeve në konvikte ka ndikimin e vet por drejtorja Vishnja duke përllogaritur shprehet se në një ditë një student duhet të paguaj më pak se një euro për të qëndruar në konvikt. “Konviktet në Shkodër gjithë këto vite nuk kanë patur investime të mëdha edhe pse nevojat janë shumë të mëdha në këto godina ndërsa ajo çka na ofrohet është tepër e vogël. Kur nuk ka shumë student dhe ky numër vjen duke rënë arsyeshëm edhe investimet në lekë janë të pakta.
Njeriu për aq sa paguan ka edhe të drejtë të kërkojë. Ka disa vite që rritja e çmimit për të qëndruar në konvikt nuk është bërë. Shumë që duhet paguar është 38 mijë lekë për 10 muaj. Secili bën llogarinë e thjeshtë dh eta ndash këtë lek në 10 muaj i takon që të jetë 3800 lekë në një muaj. Nëse e pjestojmë, as 1 euro në ditë nuk është vlera që duhet të paguaj një student për të qëndruar në konviktin e Shkodrës. Brenda këtij çmimi përfshihet sistemi i sigurisë, pastrimi që funksionon, ndriçimi, ngrohja dhe parametrat e konviktit janë krejt normale”.
Numri i pakët i studentëve rrezikon edhe largimin nga puna të punonjësve të konviktit. “Ne jemi munduar që të thithim sa më shumë student edhe nepërmjet komunikimit. Një person i administratës, gjithmonë flasim për të nxjerrë kostot duhet që të ketë në ngarkim nëse mund ta quajmë kështu 11 studentë. Kur ky numër nuk plotësohet atëherë do të rriskohet edhe personeli për t’u larguar nga puna”.
Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com