Shkodër, ambasada SHBA financon
rinovimin e Qendrës të Telemjekësisë
Ambasadori Aleksandër Arvizu, Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, përfaqësuesi i Komandës Amerikane për Europën Kol. Uilliam Roberts dhe Shef i Zyrës të Bashkëpunimit të Mbrojtjes Maj. Kristofer Miçëll, iu bashkuan drejtuesve të Spitalit Rajonal të Shkodrës në ceremoninë e përurimit të qendrës së telemjekësisë rinovuar rishtazi.
SHKODER - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, përfaqësuesi i Komandës Amerikane për Europën Kol. Uilliam Roberts dhe Shef i Zyrës të Bashkëpunimit të Mbrojtjes Maj. Kristofer Miçëll, iu bashkuan drejtuesve të Spitalit Rajonal të Shkodrës në ceremoninë e përurimit të qendrës së telemjekësisë rinovuar rishtazi.
Kjo qendër telemjekësie është pjesë e fazës së parë të projektit të USAID dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA për rinovimin e qendrave të telemjekësisë, ku përfshihen edhe spitalet rajonale në Tiranë, Durrës dhe Kukës.
“Zyra e Ndihmave Humanitare e Komandës Amerikane për Europën ofroi 166 mijë dollarë për këtë projekt. Ky projekt përfshin rinovimin e mureve të jashtme dhe të brendshme, vendosjen e dritareve të reja, shtrimin e pllakave te reja, sistemin elektrik dhe ndërtimin e faciliteteve sanitare brenda ndërtesës.”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ambasadës.
Telemjekësia do të mundësojë lidhjen e të gjitha spitaleve së bashku në një rrjet virtual dhe do të përmirësojë trainimin dhe edukimin mjekësor në distancë duke përdorur internetin dhe pajisjet e transmetimit me video dhe audio duke lejuar një mjek në një vend të caktuar të diagnostikojë një pacient në një qytet tjetër, ose edhe në një vend tjetër të botës. Duke patur parasysh sëmundjet e reja dhe problemet shëndetësore kuptohet qartë se telemjekësia është një mënyrë për t’i zbuluar më shpejt me qëllim shpëtimin e jetëve dhe zvogëlimin e rreziqeve.
Ky projekt është koordinuar në bashkëpunim me USAID dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe përfaqëson angazhimin e vazhdueshem të Shteteve të Bashkuara dhe Komandës Amerikane për Europën për të punuar së bashku me Republikën e Shqipërisë.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4443
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09