Shkodër, Arqipeshkvia prezanton
letrën baritore “Fe e Atdhe”

Shkodër, Arqipeshkvia prezanton <br />letrën baritore “Fe e Atdhe”
SHKODER - Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult në bashkëpunim me famullinë e Shën Shtjefnit në Shkodër prezantuan letrën baritore "Fe e Atdhe" të ipeshkvinjëve të Shqipërisë. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe përvjetorin e 22-të të kremtimit të meshave të para.

Presidenti i Konferencës, Ipeshkvnore Imzot Angjelo Massafra u shpreh se ky përvjetor duhet të na nxisë për më shumë demokratizim të institucioneve te vendit si dhe për më shumë seriozitet në rrugën drejt integrimit.

“Ky përvjetor duhet të na nxisë që drejt së mirës së përbashkët, të marrim në dorë fatet dhe të kërkojmë që me seriozitet të realizohen aspiratat tona për më shumë demokratizim të institucioneve dhe me më shumë seriozitet të punojmë për integrimin e vendit dhe Bashkimin Evropian.”, - tha Massafra

Ndërkaq, Imzot Lucjan Avgustini në referatin e tij u ndal tek vlera e familjes për kombin tonë.

“E ashtuquajtura jetë moderne po bëhet dita ditës pjesë përbërëse e jetës në familje, e mentalitetit konsumist, materialist, pedonist që sundon në shoqëri perëndimore, po hyn edhe në shoqërinë tone duke krijuar kriza të shumta në familje. Duhet punuar shumë për të mirën dhe prosperitetin e familjes, pa të cilën shoqëria nuk ka ardhmëri.”, - u shpreh Imzot Lucian Afgustini

Gjatë promovimit të letrës baritore të Ipeshkvinjëve të Shqipërisë për të pranishmit kanë referuar edhe Nënkryetari i KLD- së Elvis Çefa, analisti Prec Zogaj si dhe historiani Romeo Gurakuqi.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi