Më datë 12.07.2014,  ora 08.30 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Bardhok P., vjeç 40, banues në fshatin Shtoi Vjetër Shkodër.  Procedimi filloi pas duke udhëtuar me mjetin  tip ”TOYOTA” me targe AA 030 IU, në Unazën Perëndimore Shkodër, pikërisht në kryqëzimin e Kirasit, ka përplasur shtetasen (fëmijë) F. R. vjeç 11, banuese në lagjen Guerile Shkodër, e cila po udhëtonte me biçikletë.

Fëmija ndodhet e shtruar ne Spital jashtë rrezikut për jetën.  Materialet ju referuan Prokurorisë Shkodër për veprën penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit” të parashikuar nga neni 290 K.Penal.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)