SHKODER - Arrestohet në Shkodër Pedagogu i Juridikut në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër, Fran Qafa. Arrestimi i pedagogut të njohur të së drejtës penale u krye në momentin kur ky po merrte në formë ryshfeti një sasi parash nga një student. Në momentin e arrestimit pedagogu Qafa dhe studenti ndodheshin në një lokal pranë Universitetit.
Njësia task Forcë në prokurorinë e Shkodrës kishte nisur hetimet rreth një vit më parë ndaj pedagogut ndaj të cilit kishte informacione se ky i fundit merrte para kundrejt provimeve.
Sipas prokurorisë Fran Qafa akuzohet për mitmarrje.
/Shqiptarja.com