Në vijim të operacioneve të njepasnjeshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër për “Parandalimin e Kultivimit të bimëve narkotike”, si dhe për “Evidentimin dhe shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike”, Efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë zhvilluar një tjetër operacion :
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Mazrek, komuna Gur i Zi në Shkodër , janë të kultivuara tre parcela me bimë narkotike, është ushtruar një kontroll i imtësishëm ku ka rezultuar se:
Janë gjetur dhe asgjesuar 3 parcela me gjithsej 1.344 rrenjë bimë narkotike Canabis Sativa.
Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se po punohet për evidentimin dhe kapjen e autorëve
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër , për veprime të mëtejshme për vepërn peanle të “Kultivimit të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni i 284 i Kodit Penal.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com