Shkodër, asgjësohen 1560 bimë kanabis të mbjella në 12 parcela

Rreth 1560 bimë kanabis sativa janë asgjësuar ditën e sotme në Shkodër. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në Shkodër dhe Malësi të Madhe, janë identifikuar dhe asgjësuar 12 parcela me bimë narkotik. Kështu, në vendin e quajtur Fshati Mazrrek, Komuna Gur i Zi, e rrethit Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 2 parcela me 144 rrënjë Canabis Sativa.
 
Në vendin e quajtur Fshati Barcollë, Komuna Shllak, e rrethit Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 8 parcela me 746 rrënjë Canabis Sativa.
 
Ndërsa, në vendin e quajtur Fshati Dedaj, Komuna Shkrel, e rrethit Malësi e Madhe, janë gjetur dhe asgjësuar 2 parcela me 670 rrënjë Canabis Sativa.
 
Policia njofton se tashmë po punohet për identifikimin e personave që e kanë mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike, janë pa pronar.
 
Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen