Shkodër, asgjësohen 9 mijë rrënjë
kanabis, në hetim kryeplaku i fshatit

Shkodër, asgjësohen 9 mijë rrënjë<br />kanabis, në hetim kryeplaku i fshatit
SHKODER - Policia ka ndërmarrë një aksion për asgjësimin e parcelave me kanabis. Në Krujë, Shkodër e Gramsh gjatë ditës së sotme  u asgjësuan më shumë se 12 mijë rrënjë kanabis.

Në Shkodër 25 parcela me 9100 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga forcat e policisë së Shkodrës në vendin e quajtur “Bjeshkët e Fshatit Plan i Madh” në komunën e Pultit në zonën e Dukagjinit.  Ndërsa ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për kryeplakun e këtij fshati 51- vjecarin Gjon Bungu për moskallëzim krimi. Operacioni i bluve të Shkodres ka ardhur në kuadër të plan veprimit kombëtar të luftës kundër drogës.

"Në orët e para të mëngjezit në kuadër të Plan Veprimit Kombëtar, të Luftës Kundër Drogës, nga forcat e Komisariatit të Policise Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin Policisë të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, është ushtruar kontroll në Komunën Pult të rrethit Shkodër, ku në vendin e quajtur “Bjeshkët e Fshatit Plan i Madh”, Komuna Pult, u gjetën 25 parcela, në të cilat ishin mbjellë 9.100, rrënjë, bimë të dyshuara si Kanabis Sattiva, të cilat pasi u shkulën, u asgjësuan me anë të zjarrit.

Në lidhje me këtë ngjarje ka filluar procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin Gjon Bungu, vjeç 51, lindur ne Fshatin Plan, Komuna Pult, me detyrë Kryeplak i Fshatit Plan i Madh, për veprën penale të “Mos kallzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. U kryen veprimet hetimore e proceduriale dhe materialet për këtë çështje, u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për Veprën Penale të parashikuar nga neni 284 Kodit Penal. Po punohet për identifimin dhe kapjen e personave të cilët kanë kryër këtë vepër penale. Edhe në ditët në vazhdim, nga ana jonë do të intensifikohet puna për kontrollin e gjithë territorit e qarkut Shkodër, për asgjësimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike."

Qarku i Shkodres mbetet ende nje nga zonat më problematike përsa i përket kultivimit të lëndës narkotike në Republikën e Shqipërisë. Në këtë qark zonat më problematike janë në rrethin e Shkodrës në zonën e Dukagjinit dhe pranë komunës së Gurit të Zi.

Në rrethin e Malësisë së Madhe, zona e Shkrelit është e njohur për kultivimin e kanabisit gjithashtu edhe në rrethin e Pukes po kultivohet ndjeshëm lënda narkotike.

Në fshatin Kukur-Gramsh, është bërë i mundur zbulimi i një zone, të mbjellë me bimë narkotike kanabis sativa. Shërbimet e Komisaritit bëne te mundur asgjesimin e 200 rrenje bime narkotike kanabis sativa.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator