SHKODER- Banorët e lagjes “Gjuhadol” në qytetin e Shkodrës prej mëse 48 orësh po vuajnë errësirën e plotë si shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike.
Sipas burimeve nga CEZ Shpërndarje për riparimin e defektit duhen çarë pllakat e sapo shtruara të pedonales, por një gjë e tillë nuk pranohet nga drejtuesit e bashkisë, dukë lënë kështu në errësirë banorët e Gjuhadolit.
Banorët kërkojnë një zgjidhje imediate të këtij defekti dhe rikthimin sa më shpejt të rrymës elektrike duke qenë se sipas tyre, paguajnë rregullisht faturat e konsumit të energjisë.
Burime nga Cez-Shpërndarje bëjnë me dije se vijojnë negociatat me Bashkinë Shkodër për të gjetur një rruge të mesme bashkëpunimi. Deri sa të arrihet ky akord familjet dhe bizneset e lagjes “Gjuhadol” detyrohen të vuajnë ndërprerjen e energjisë elektrike.
CEZ: BASHKIA SHKODER ESHTE FAJTORE
Nga ana tjetër kompania CEZ Shpërndarje ka reaguar duke thënë se fajtore për situatën e krijuar është Bashkia e Shkodrës.
CEZ pohon se Pedonalja e Shkodrës dhe zona përreth saj janë pa energji elektrike nga dëmtimi i kabullit nëntokësor. Më tej sqaron: "Bashkia e Shkodrës po na pengon për rregullimin e kabullit nëntokësor, i cili është dëmtuar në pedonale. Bashkia e Shkodrës nuk u rakordua me ne për punimet, kabllot janë mbuluar nga betoni dhe ne duhet të ndërhyjmë për rregullimin e tyre dhe për këtë presim lejen e Bashkisë së Shkodrës".
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka i kontaktuar me telefon nga Shqiptarja.com sqaroi se: "Situata e krijuar është e gjitha përgjegjësia e CEZ-it, pasi kjo kompani nuk ka pranuar të bashkëpunonte me ne në momentin që kane nisur punimet në Pedonale dhe tani kërkon që të dëmtojë betonin e shtruar. Të gjitha ato që deklaron kjo kompani janë të pavërteta".
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com