SHKODER - 50 banorë të qytetit të Shkodrës kanë dalë përsëri në protestë ditën e sotme, për të kërkuar marrjen e dëmshpërblimeve për dëmeve që u janë shkaktuar nga përmbytjet e vitit 2011, të ndodhura në këtë zonë.
Në protestën e zhvilluar një javë më parë banorët bllokuan aksin rrugor Shkodër- Tiranë, ku kërcënuan se nëse nuk do marrin asnjë përgjigje, do të jenë ata të cilët do t’i japin përgjigjen qeverisë në zgjedhjet e 21 Qershorit, ndërsa protestat nuk do t’i ndalin.
Këta banorë kërkojnë dëmshpërblimin për pasojat që i lanë në banesa dhe toka bujqësore përmbytjet e vitit 2011 të cilat përfshinë veriun e vendit. Pavarësisht vlerësimit të dëmeve dhe premtimeve nga mazhoranca e atëhershme, qeveria Berisha nuk i dëmshpërbleu banorët e Shkodrës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com