SHKODER- Rreth 200 banorë të fshatit Narac në Vaun e Dejsit kanë bllokuar për afro 60 minuta aksin nacional Shkodër- Vau Dejës.  Ata protestojnë dhe i bëjnë apel institucioneve që të ndërhyjen për njohjen e të drejtës së pronësisë në komunën e Hajmelit, pasi sipas tyre toka ju është dhënë në bazë të ligjit 7501.

Në rast se kërkesat e tyre nuk do merren parasysh atëherë këto banore kanë paralajmëruar se do bllokojnë hidrocentralin.
Në përkrahje te protestuesve ka qënë edhe kryebashkiaku i Vaut Dejësit Gjon Marku i cili ka kërkuar që ky problem të zgjidhet sa më shpejt pasi prej vitesh është zvarritur.

Për afro 60 minuta aksi nacional është bllokuar ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për zhbllokimin e rrugës. Problemet e pronësisë janë të shumta në komunat e rrethit te Shkodres, ku herë pas here janë shënuar edhe krime të cilat kanë patur si shkak cështjen e pronësisë.
(en/sg/shqiptarja.com)