SHKODER- Qëllimi i OSHEE- së nuk është penalizimi i abonentëve që trajtohen me ndihmë financiare, por i atyre që abuzojnë me energjinë elektrike. Deklarata ka ardhur nga drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për zonën e veriut, Gledis Çeliku, gjatë një takimi të organizuar nga komuna e Bërdicës me kryepleqtë e kësaj komune.
“Nuk është qëllimi jonë të penalizojmë ata abonentë që ndoshta trajtohen me ndihmë ekonomike , por të penalizohen ata abonentë që nuk e marrin këtë mesazh në këtë takim që po zhvillojmë ne sot. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është i vendosur në aksionin që ka nisur deri në abonentin e fundit”, tha Gledis Çeliku, Drejtori i OSHEE për zonën e veriut.
Nga ana tjetër kryekomunari i Berdicës Besnik Brahimi ka kërkuar që komuna e Bërdicës të tolerohet nga OSHEE- ja, kryesisht abonentët familjarë të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike, duke qenë se kjo zonë është përfshirë nga përmbytjet disa herë gjatë viteve të kaluara.
“Këtu nuk ka një jetë ekonomike të shëndoshë. Fukarai më i madh në komunën Bërdicë nuk ka qejf t’i mbetet tjetrit borxh, po prej hallit s’ka ca te bëjë, nuk ka pare t’i paguajë”, tha Besnik Brahimi, kryetari i Komunës Bërdicë.
Në takimin me kryepleqtë dhe kryekomunarin e Berdisë ishin të pranishëm drejtori i OSHEE- së për zonën e veriut Gledis Çeliku dhe drejtori i OSHEE- së për Shkodren Andi Halluni.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO