SHKODER- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka ndërmarrë një aksion që në orën 05:30 minuta të mëngjesit të sotëm në këtë markatë, ku tregtohej produkti i mishit. Godina është bllokuar është rrethuar nga forca të policisë, ndërsa nga ana tjetër drejtuesit e AKU- së i kanë bërë apel bashkisë së Shkodrës të ndërhyrjë për përmirësimin e kushteve të tregtimit të kësaj merkate, pasi në rast të kundërt kjo markatë do të bllokohet përgjithmonë.
Ambjentet ku bëhet tregtimi i mishit në merkatën e “Rusit” i ka në zotërim Bashkia Shkodër. Ndërkaq, inspektimi është shtrirë në të gjithë dyqanet e tregtimit të mishit të qytetit të Shkodrës.
Edhe në Lushnjë ka nisur një aksion i AKU kundër tregtimit të produkteve ushqimore jashtë kushteve higjieno-saniatre. Kreu i AKU-së në Lushnjë në bashkëpunim me përfaqësues të tjerë lokalë kanë bërë një inspektim në të gjitha tregjet ambulantë, duke paralajmëruar tregtarët që të mos shesin më në rrugë pasi do të përballen me penalitete të shumta.
Aksioni do të shtrihet dhe në ditët në vijim edhe në njësitë që tregtojnë mish dhe peshk, apo dhe nënprodukte të tyre, për të bllokuar të gjitha subjektet që tregtojnë në mënyrë informale.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com