Shkodër, fermerët: Nuk kemi treg
për duhanin, por premtime boshe

Shkodër, fermerët: Nuk kemi treg<br />për duhanin, por premtime boshe
SHKODËR - Mbi 70% e banorëve të komunës Postribë jetojnë me të ardhurat e kultivimit të duhanit, mirëpo mungesa e tregut është kthyer në një problem shqetësues për këtë komunitet.
 
Ka qenë kryetari i komunës Postribë, Faz Shabaj, ai i cili ka ngritur shqetësimin për mungesen e tregut për fermerët e duhanit.
 
Gjatë fushatës elektorale ish-ministri i Financave kishte premtuar gjetjen e tregut në një nga vendet fqinje për tregtimin e kësaj kulture, por zgjedhjet e 23 qershorit e ndryshuan rrjedhën e projektit, i cili mbeti thjesht në letra.
 
Postriba njihet gjeresisht si zonë e mbjelljes dhe kultivimit të duhanit në qarkun e Shkodrës, por prej kohësh problem mbetet mosshitja e tij.

Ndërkohë që kjo komunë vijon apelet për një zgjidhje të kësaj gjendjeje, pasi sjell edhe pasojat e saj negative direkt në ekonominë e këtyre banorëve.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë