Vetëm gjatë muajit nëntor dhe fillimi i dhjetorit, gjykata e Apelit në Shkodër ka patur një fluks të gjykimit të masave të sigurimit personal. Gjatë kësaj periudhe janë gjykuar 60 masa sigurimi personal. Ndërsa vjedhja e energjisë elektrike ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve. Ndërkohë vetëm 5 raste gjykata ka vendosur arrest shtëpie për personat që akuzohen për shfrytëzim të prostitucionit, shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe kontrabandës me mallrat e ndaluar.