SHKODER - Përtej pritshmërive ka qenë numri i turistëve të cilët i janë drejtuar zonave muzeale të Shkodrës në 3-mujorin e parë të vitit. Ka qenë drejtori i muzeut “Oso Kuka” në Shkodër, Fatmir Juka, i cili ka deklaruar se që nga muaji prill, i cili konsiderohet fillimi i sezonit për turistët e deri në fundi i muajit qershor numri zyrtar i ardhur nga biletat ka kaluar 4500 turistë.
Muzeu Historik i Shkodrës ka nisur të organizohet që në vitin 1947 nën emërtimin "Muzeu Popullor", por mori formë të plotë pas 2 vitesh. Pas ndërrimit të sistemit ky rrjet muzeal u shpërbë, duke mbetur në funksion vetëm muzeu qëndror, ku u grumbulluan të gjitha objektet muzeale të qendrave muzeale të mëparshme.
Muzeu Historik u transferua në banesën monumentale të sapo restauruar (shtëpi karakteristike shkodrane që mban emrin "Oso Kuka”, ku ndodhet edhe sot).
Redaksia Online
(ag/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com