VELIPOJE, Shkodër- Një fëmijë ka humbur jetën teksa ishte duke pushuar me familjen e tij në plazhin e Velipojës, pasi një çadër, si pasojë e erës, u shkëput nga rëra duke rënë në kokën e tij.
Vogëlushit 9 vjeçar iu dha ndihma e parë nga të afërmit dhe nga bluzat e bardha në Velipojë, por megjithatë ai nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes, pasi ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal të Shkodrës.
Sipas të dhënave, viktima është 9 vjeçari Rrezard Gjoli nga Peshkopia, i cili sëbashku me familjen e tij kishin zgjedhur të kalonin disa ditë pushimesh në bregdetin e Velipojës.
(gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com