SHKODËR- Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një mjet i tonazhit të rëndë në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Mësohet se viktima Fatmir Jaukaj 50 vjeç i ka prerë rrugën kamionit duke mos i lënë mundësi drejtuesit të mjetit që të shmangte përplasjen. 

Ndërkohë që në vendngjarje ndodhen forcat e policisë për të bërë këqyrjen e zonës ku ndodhi aksidenti. Sipas Bluve shkak i aksidentit dyshohet te ketë qenë pakujdesia e këmbësorit.

Autostrada Shkodër- Hani i Hotit mbetet një nga akset më problematike përsa i peërket aksidenteve me pasoja në njerëz.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)