SHKODËR- Policia e Shkodrës arreston një 23-vjeçar pasi iu gjetën në makinë 18 doza lëndë narkotike e dyshuar si Canabis Sativa.

Në aksin rrugor Shkodër-Mjedë uniformat blu ndaluan Anton Dodani banor në fshatin Naraç. Gjatë kontrolleve në automjetin e tij tip “Tip Benz” me targë AA 303 KX është sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndë e dyshuar si marjuanë.

Materialet procedurale në ngarkim të 23-vjeçari i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Trafikimi i lendëve narkotike” të parashikuara në Neni 283 të Kodit Penal.
 
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)