SHKODER - Ish të përndjekurit e Shkodrës kundërshtojnë ndryshimet e fundit ligjore të bëra në ligjin “Për ish të përndjekurit”, dhe pikërisht pjesën e përfituesve sipas kategorive. Sipas ish të dënuarve nga regjimi komunist në Shkodër, torturat dhe vuajtjet kanë qenë pjesë e të gjithëve dhe jo vetëm atyre që sot janë gjallë.

Sipas kryetarit të shoqatës së ish-të Përndjekurve Zenel Drangu, ligji i ri favorizon vetëm një pjesë të këtyre personave.