SHKODER - Nga kriza ekonomike, që ka përfshirë vendin tonë, në qarkun e Shkodrës janë dhjetëra kompani, që kanë falimentuar ose janë drejt kësaj rruge.
Konfirmimi ka ardhur nga kryetari i konfederatës së sindikatave të Shkodres Fatmir Smajli gjatë analizës 1-vjecare.
Sipas Smajlit pjesa më e madhe e kompanive, që kanë vështirësi ekonomike janë ato të ndërtimit të cilat janë duke lënë pa punë dhjetra qytetarë. Gjithashtu probleme ka edhe tek fasoneritë si dhe tek biznesi i vogël privat.
Gjatë kësaj mbledhjeje është evidentuar fakti se krahasuar me vitin e kaluar ka një rritje te papunësisë ku kriza ekonomike ka bërë, që firmat e ndryshme të reduktojnë numrin e punëtoreve dhe të ndikojnë në rritjen e papunësisë.
Ndërkohë kjo konfederatë ka lajmëruar se me 1 Maj do të organizojë një manifestim në Tiranë, për të kërkuar më shumë të drejta për punëmarrësit dhe përmirësimin e kushteve te punës.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com