SHKODËR - Banorët e lagjes “3 Heronjtë” prej më shumë se dhjetë ditësh po përballen me problemet me energjinë elektrike, ndërsa prej dy ditësh kjo e fundit prej 48 orësh mungon plotësisht.
Banorët kërkojnë zgjidhjen e menjëhershme të këtij problem, ndërsa deklarojnë se janë pagues të rregullt të energjisë elektrike.

(Në foto: Mjedise nga lagjja "3 Heronjtë" pa drita në mbrëmje).
Kjo situatë bëhet dhe më e vështirë në orët e natës, kur lëvizja e kalimtareve, por dhe e automjeteve është e rrezikshme, pasi iu duhet të përballen me ndonjë rrezik apo dhe aksident të mundshëm.

(Në foto: Dyqan në lagjen "3 Heronjtë" pa drita në mbrëmje).
Ndërkohë, burime nga CEZ Shpërndarje bëjnë të ditur se shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike është bërë një defekt teknik në kabullin e energjisë elektrike, që furnizon këtë lagje, ndërsa pritet riparimi i defektit.

(Në foto: Banore e lagjes "3 Heronjtë", duke u ankuar për mungesën e dritave në "A1 Report").
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com