Ishin nisur për të parë ndeshjen Vllaznia-Kukësi në Pukë por për pak sa nuk janë shkrumbuar nga flakët. Një automjet tip benz Mercedes është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në aksin Shkodër-Pukë.
 
Personat që po udhëtonin me makinën me targë SH 29 33 E ishin nisur për të parë ndeshjen e Superligës Vllaznia-Kukësi por pa u futur në qytetin e Pukës, në një prej fshatrave mjeti papritur ka marrë flakë.
 
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset e Pukës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga sa mësohet nga hetimet paraprake shkak i përfshirjes së automjetit nga flakët është bërë nxehja në pjesën e përparme ku ndodhet motori i makinës.
 
Nga burime prej vendngjarjes shoferi i mjetit që u shkrumbua nga flakët nuk ka arritur që ta nuhasë se makina që po drejtonte kishte nisur të nxehej. Kur temperature ka arritur shumë lart atëherë në ecje e sipër mjeti tip Benz është përfshirë nga flakët që janë shfaqur fillimisht në pjesën e përparme.
 
Shoferi bashkë me personat e tjerë që ishin duke udhëtuar drejt Pukës me një shpejtësi të madhe kanë arritur që të dalin nga makina. Kështu si shkak i djegies totale të automjetit fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Gjithsesi forcat e policisë po bëjnë hetimet e plota për të zbardhur këtë ngjarje edhe pse është vërtetuar se defekti teknik dhe nxehja e makinës bënë që të shkrumbohet nga flakët e zjarrit.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)