Shkodër, mbyllet konsullata italiane
shërbim vetëm një ditë në javë

Shkodër, mbyllet konsullata italiane<br />shërbim vetëm një ditë në javë
SHKODËR - Mbyllja e Konsullatës së Italisë në Shkodër ka bërë që Ambasadori i Italisë në Shqipëri Massimo Gaiani të zhvillojë një takim me kryetarin e bashkisë Shkodër, Lorenc Luka.
 
Kryebashkiaku e priti ambasadorin në zyrën e tij teksa dhe pas takimit, Gaiani bëri të ditur se Konsullata aktuale do të kthehet në konsullatë nderi, ndërkohë që do të ketë një prezencë të saj ne Tiranë e po ashtu shërbimet konsullore do të funksionojnë vetëm një herë në javë për qytetarët.
 
Gaiani tha: “Kam ardhur për t’iu komunikuar drejtuesve vendorë, projektet që ne kemi për prezencën tonë në Shkodër. Dua të sqaroj, sepse kanë qarkulluar zëra, që jo të gjithë janë të saktë.
 
Italia do të adoptojë një formë të re prezence në Shkodër. Prezenca jonë do të jetë më e madhe, por e përqendruar në sektorin ekonomik, në përhapjen e gjuhës dhe aspektin kulturor.
 
Ne do të bëjmë që qytetarët të mos e ndiejnë këtë transformim.
 
Ne do të kalojmë nga konsullatë e përgjithshme, në një konsullatë nderi, por që një herë në javë, personeli ynë nga Tirana do të vijë për të kryer të gjitha shërbimet këtu, të dokumentave.
 
Do të kemi një strukturim edhe të godinës, ku ajo të kthehet në qendër promovimi të Italisë.
 
Ajo do të jetë një godinë në shërbim të aktiviteteve italine, për sipermarrjet tona, që të prezantojnë produktet e tyre dhe projektet Italiane.
 
Pra, synojmë të krijojmë “pallatin Italia”, ku do të marrë një tjetër dimension kultura italiane dhe prezenca jonë. 
 
Kam takuar 40 sipërmarrës italianë, që operojnë në Shkodër dhe kam kërkuar prej tyre një bashkëpunim të ri, që të favorizojë zhvillimin e këtyre shkëmbimeve.
 
Synimi ynë është të rrisim shkëmbimet mes 2 vendeve tona,  prezencën ekonomike dhe aq me tepër të sjellim më shumë Itali në Shkodër dhe anasjelltas.”
 
Ndërkohë, edhe kryebashkiaku Luka ka vlerësuar rolin e konsullatës në metropolin verior.
 
Konsullata Italiane në Shkoder u rihap në vitin 2001 dhe kriza ekonomike në Itali bëri që shërbimet konsullore në shumë vende të botës të mbyllen.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Letërsia shqipe mbetet pa mbret

Letërsia shqipe mbetet pa mbret