SHKODER- Pas disa vitesh konfliktesh mes bashkisë Shkodër dhe komunës Bushat për çështjen e depozitimit të mbetjeve në landfilldin e Bushatit është arritur marrëveshja mes dy njësive vendore me ndërhyrjen e Prefektit.
Ky i fundit ka inspektuar nga afër këtë landfilld, ku edhe ka marrë miratimin e firmës kontraktuese që menaxhon këtë landfilld, për të lejuar që deri në fund të vitit të gjitha njësitë vendore të depozitojnë mbetjet me 1 euro për ton.
Ky vendim është mirëpritur edhe nga përfaqësues të njësisë vendore.
Tashmë nga data 1 nëntor, Landfilldi i Bushatit pritet të vihet në eficencë të plotë, pas një sërë negociatash dhe takimesh që ky investim të gjejë zbatim.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com