Shkodër, nën Himnin Kombëtar
hap dyert edhe "Luigj Gurakuqi"

Shkodër, nën Himnin Kombëtar<br />hap dyert edhe "Luigj Gurakuqi"
SHKODER - Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ashtu si të gjithë institucionet e arsimit të lartë, ka hapur dyert në vitin e ri akademik 2013-2014.

Nën tingujt e himnit kombëtar, studentët janë uruar në këtë ditë të veçantë nga  rektori Artan Haxhi dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Ceremoninë e hapi zv.rektori, prof.as.dr. Fatmir Vadahi, i cili u uroi mirëseardhjen studentëve dhe kolegëve të tij.

Më pas e mori fjalën rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, prof. dr. Artan Haxhi, i cili tha:

“Sot ndihem dyfish i gëzuar dhe i emocionuar që më jepet rasti t’ju përshëndes në hapjen e këtij viti akademik jo vetëm si drejtues i këtij Universiteti, por edhe si kolegu apo pedagogu juaj, duke besuar dhe uruar në të njëjtën kohë që dita e sotme të shënojë fillimin e një beteje të re për më shumë dije, kulturë dhe për një nivel më të lartë cilësor në punën tuaj”. Më tej rektori Haxhi theksoi se synimi ynë është të bëhemi strehë e mendimit të lirë e të përgjegjshëm, promotorë të të vërtetave shkencore e sociale, aktorë të rëndësishëm të shoqërisë.

“Me ide të tilla ne si universitet kërkojmë të dalim në treg, duke synuar forcimin e cilësisë në të gjitha ciklet e studimit. Në këtë mënyrë ne do ta forcojmë fizionominë tonë si një institucion i mirëfilltë akademik e shkencor.  Misioni ynë është ta çojmë Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” drejt standardeve dhe cilësisë së universiteteve evropiane”.

Në këtë veprimtari mori fjalën edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu, i cili përshëndeti prindërit, që janë partnerë dhe mbështetës të fëmijëve të tyre dhe theksoi se Këshilli i Qarkut Shkodër, si institucion ka qenë dhe do të jetë një mbështetës i rëndësishëm për zhvillimin dhe modernizimin e Universitetit tonë dhe arsimit të lartë në përgjithësi

 Në  Universitetin e Shkodrës ulen për herë të parë në auditore rreth 2325 studentë.

Redaksia online
(arsh.shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin