SHKODER - Kati i tretë i një banesë në lagjen “Parrucë” tek në qytetin e Shkodres është shkrumbuar nga flakët e zjarrit, mbrëmjen e së dielës. Në momentin e rënies së zjarrit familjarët kanë qenë në katin e parë të banesës dhe vetëm kur kanë konstatuar flakët, kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.
Fillimisht është bërë ndërprerja e energjisë elektrike për të gjithë zonën, e më pas kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilëve iu është dashur mbi 30 minuta të luftojnë me flakët e zjarrit.
Shuarja e tyre ka qënë e vështirë për shkak se tavani i ndërtesës ishte prej dërrase dhe ka marrë flakë menjëherë. Ndërkohë 3 pjesëtarë të familjes Leva janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi nga tymi kanë pësuar gjendje të fikti.
Avdyl Leva 50 vjeç dhe 2 gra të moshuara ndodhen jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e bluzave të bardha. Në banesë jetonin 2 vëllezërit Burhan dhe Ervin Leva me familjet e tyre. Dëmet në banesë janë të konsiderueshme, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për rënien e zjarrit të ketë qenë shkëndija elektrike.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO