Shkodër, nis punën prefekti i ri
Radovani, ish-këshilltar i PD

Shkodër, nis punën prefekti i ri<br />Radovani, ish-këshilltar i PD
SHKODËR - Paulin Radovani është prezantuar publikisht sot si prefekt i qarkut Shkodër nga zv/ministri i Brendshëm, Ilirjan Mustafaraj.
 
Pasi ka prezantuar Radovanin, zv.ministri Mustafaraj ka bërë të ditur edhe prioritet e punës së prefektit Radovani në qarkun e Shkodrës.
 
Ndërkohë, prefekti i ri ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë punonjësit e prefekturës si dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal në mënyre që puna në këtë institucion të vijojë normalisht.
 
Emri i Paulin Radovanit është i njohur për qytetarët e Shkodrës, pasi ky i fundit përveçse biznesmen i suksesshëm,  ka qënë edhe i përfshirë politikisht me Partinë Demokratike si këshilltar i saj në këshillin bashkiak.
 
Në vitin 1991, Radovani ishte i pari në Shkodër që përqafoi biznesin privat, duke hapur fabrikën shumë të njohur të prodhimit të këpucëve; ai ka ngritur në qytetin e Shkodrës edhe ndërmarrjen “Radofarma”.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin