SHKODËR – Policia ka arrestuar pasditen e sotme dy persona për armëmbajtje pa leje, ku një prej tyre u kap duke lëvizur me pistoletë në brez.

Mario Deda, 19 vjeç,  banues në lagjen “Tre Herojt” u arrestua në flagrancë në lagjen “Partizani”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë, Dedës,  i cili po udhëtonte me motor tip “Honda” iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë TT me  dy krehra me 13 fishekë.

Gjithashtu  u arrestua në flagrancë Paskualin Preka, 22 vjeç, banues në fshatin Pulaj. Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë, në banesën e tij janë gjetur dy armë gjahu pa leje. Njëra çifte teke e tipit Beret  dhe tjetra tip CHOKE 181, si dhe 35 fishekë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)