Përfundoi shpërndarja e ndihmave në zonat me prezencë uji në Njësinë Administrative Dajç të Bashkisë së Shkodrës për familjet e dëmtuara nga përmbytjet, si pasojë shkarkimeve të HEC-eve.Gjendja në Obot sot është më e normalizuar, nuk ka prezencë uji apo zona problematike nga përmbytjet.
Efektivët e FA gjatë këtyre ditëve shpërndanë 22 ton koncentrat, 10 ton bari i thatë dhe 620 pako ushqimore.
/Shqiptarja.com
Efektivët e FA gjatë këtyre ditëve shpërndanë 22 ton koncentrat, 10 ton bari i thatë dhe 620 pako ushqimore.
[gallery]25782[/gallery]
Ndërkohë vijon edhe shpërndarja e 4.5 ton bar i thatë në Njësinë Administrative Ana e Malit të mbërritura mbrëmë vonë.
Shpërndarjen po e monitorojnë edhe përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë.
a.m/Shqiptarja.com

FOTO










