Shkodër, përkujtohet
Pjetër Arbnori

Shkodër, përkujtohet<br />Pjetër Arbnori
Me disa fragmente nga letrat e burgut, organizatorët e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” kanë “sjellë”në Shkodër në një veprimtari përkujtimore politikanin dhe shkrimtarin Pjetër Arbnori, i cilësuar si “Mandela i Shqipërisë” dhe i nderuar me titullin e lartë Nderi i Kombit, pas vdekjes.

Ka qenë e bija e tij, Flora Arbnori, e cila para të pranishmëve ka falenderuar nderin që i bëhet figurës së babait të saj.Në veprimtarinë në përkujtim të Pjetër Arbnorit,veç familjarëve,merrnin pjesë bashkëvuajtës të tij, qytetarë,si dhe mjaft artistë të njohur nga qarku i Shkodrës.

Pjetër Arbnori ishte një nga figurat më të shquara të rezistencës antikomuniste dhe ndërroi jetë në Napoli të Italisë, ku kishte shkuar për t’u mjekuar, në korrik të vitit 2006, në moshën 71-vjeçare.

Shkrimi u publikua sot (20.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit