SHKODER – Banesa e një familjeje në fshatin Kullaj të komunës Postrribë në rrethin e Shkodrës është shkrumbuar nga flakët e shkaktuara nga një qiri i lënë ndezur.
Banorët e këtij fshati përdorin qiri pasi prej më shumë se dy javësh vujanë mungesën e energjisë elektrike nga dënimet kolektive që Cez ka bërë, pavarësisht se disa prej konsumatorëve paguajnë faturat.
Kryefamiljari Junuz Zeneli ka dalë për të kryer disa punë sëbashku me të shoqen, por brenda banesës së tij ka lenë ndezur një qiri, i cili ka rënë në divan duke shkaktuar përhapjen e flakëve në të gjithë banesën.
Pasi ka parë tymin, kryefamiljari ka lajmëruar bashkëfshatratët e tij për të shuar zjarrin, por mungesa e energjisë elektrike në këtë zonë prej më shumë se dy javësh, ka bërë që të mos ketë edhe ujë të pijshëm. Si pasojë banesa është shkrumbuar plotësisht.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe kryekomunari Faz Shabaj, i cili ka theksuar se kjo situatë tashmë është e patolerueshme, ku përvec mungesës së energjisë elektrike, ÇEZ po bëhët shkaktar edhe për djegien e banesave.
Me ndërhyjen e forcave zjarrëfikëse u bë e mundur vënia nën kontroll e zjarrit dhe pas 40 minutash shuarja e tij. Si pasojë e zjarrit e gjithë banesa e familjes Zeneli është shkrumbuar ndërsa pjesëtarët e kësaj familjeje kanë mbetur në qiell të hapur.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com