SHKODER- Pas afro 6 muajve është zgjidhur ngërçi i dhënies së ndihmës ekonomike dhe paaftësisë për 3200 banorët e komunës së Shalës në Shkodër. Çështja u trajtua në mbledhjen e Këshillit të komunës, pas kërkesës së prefektit Paulin Radovani dhe udhëzimit të bërë nga ministri i Çështjeve Vendore, Bledar Çuci.
Nga ana tjeter prefekti Radovani i ka bërë thirrje 11 këshilltarëve që të miratojnë dhënien e ndihmës për banorët e kësaj komune.
Dhënia e ndihmës ekonomike dhe e paaftësisë është miratuar unanimisht me 11 vota, ndërsa në këtë mbledhje kanë munguar 2 këshilltarë, njëri ka ndrruar jetë, ndërsa tjetri ndodhet në burg.
Në komunën Shalë janë gjithsej 5500 banorë, ku 3200 prej tyre trajtohen me ndihmë ekonomike.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com