Një 52-vjeçar i cili ka qenë duke peshkuar me rrymën elektrike të një gjeneratori, është arrestuar në flagrancë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga është vënë Ndiçim Bicakani, banues në Shkodër, në sajë të një bashkëpunimi mes efektivëve të komisariatit të policisë së Shkodrës dhe punonjësve së Agjensisë së Mbrojtjes së Mjedisit.
Bicakani është kapur në flagrancë “duke peshkuar në mënyrë të paligjshme me gjenerator, rryme elektrike”, saktësojnë të njëjtat burime. Peshkatarit iu sekuestru gjeneratori së bashku me telat përcjellës të rrymës elektrike, varka me gjatësi 5 metra dhe një motorr uji.

Mbi 52-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale ”Peshkimi i ndaluar".
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com