SHKODER- Policia ka arrestuar 44 vjeçarin Paulin Paloka, si autorin e plagosjes së ditës së djeshme të tregtarit të peshkut, I. D.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se konflikti mes dy shtetasve ka nisur për shkak të vendit të tregtimit, i cili ka denigruar në përplasje fizike, ku mbeti i plagosur me sopatë, 54-vjeçari.
Paloka ka rënë në prangat e policisë mesditën e sotme dhe do të përballet me akuzën e plagosjes me dashje dhe çështja e tij i ka kaluatr Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Policia Shkodër
Kapet dhe ndalohet autori i ngjarjes së djeshme me datë 30.01.2018, ku mbeti i plagosur shtetasi I. D, 54 vjeç , banues në fshatin Guri Zi, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë.
Me datë 31.01.2018 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë punës së pandërprerë dhe intensive u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Paulin Paloka, 44 vjeç, banues në fshatin Juban, Shkodër
Ndalimi i tij u bë pasi dje me datë 30.01.2018 pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse (sëpate) shtetasin I. D, 54 vjeç , banues në fshatin Guri Zi, ku mëpas është larguar.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com