SHKODËR - Me mijëra qytetarë Shkodranë të grumbulluar në një prej shesheve të qytetit ndërsa prisnin në ankth vendimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me ardhjen e lëndeve kimike, kishin zgjedhur televizionin "A1 Report" për të mësuar këtë vendim.

Organizatorët e protestës kishin vendosur një monitor të madh në qendër të qytetit dhe nëpërmjetë "A1 Report" u njohën me vendimin e shefit të qeverisë për të mos pranuar ardhjen e lendëve kimike siriane ne vendin tonë, vendim që iu dha fund protestave në Tiranë e në vend.

Menjëherë pas fjalës së Ramës në shesh shpërthyen ovacionet dhe brohoritjet

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)