SHKODER- Kryeministri i vendit, Edi Rama është njohur me kushtet e vështira në të cilat ndodhet aktualisht Fonoteka Kombëtare Marubi në qytetin e Shkodrës.
 
Gjatë një inspektimi të palajmëraur, Rama i shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cilësoi fonotekën si një pasuri të çmuar që ruhet në kushte të papranueshme dhe në ambjente ku dominon vetëm lagështira.
 
Rama garantoi se për ruajtjen e fonotekës “Marubi” në Shkodër është projektuar një objekt i ri, pasi sipas tij vitet e fundit godina është lënë në harresë si një gërmadhë.
Ndërkaq, kreu i qeverisë vizitoi edhe Shtëpinë e Fëmijës, ku u njoh me problemet që shqetësojnë këtë institucion prej vitesh.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)