Shkodër, Rama inspekton punimet 
në "Loro Boriçi": Inaugurimi në gusht

Shkodër, Rama inspekton punimet <br />në "Loro Boriçi": Inaugurimi në gusht
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për fazën përmbyllëse të punimeve në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër. I shoqëruar nga deputeti Agron Çela dhe Prefekti Paulin Radovani, numri një i qeverisë ka vizituar të gjithë ambjentet si brenda ashtu edhe jashtë këtij impianti sportiv.

Rama ka vlerësuar punimet që janë bërë për ndërtimin e këtij impianti, nisur nga cilësia e barit, për tribunën qendrore dhe arredimin e pjesës së brendshme dhe të jashtme të saj. Gjatë kësaj vizite nuk kishte si të mungonte edhe një shëtitje në këmbë përreth stadiumit.

Krijimi i hapësirave për parkim ka qenë një nga kushtet e kërkuara vazhdimisht nga përfaqësuesit e UEFA-s dhe jo më kot, kryeministri dhe njërëzit që e shoqërojnë janë ndalur për disa çaste edhe tek pjesa para tregut të Zdrales që tashmë rrezikon të prishet, pikërisht për të krijuar këto hapësira që ky stadium i ka të nevojshme për të plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga institucioni i futbollit europian.

“Loro Boriçi” tashmë po shkon drejt përfundimit të ndërtimit të plotë të tij. Ka mbetur vetëm vendosja e tabelës elektronike dhe disa detaje të vogla dhe ky stadium do të jetë gati për të pritur ndeshjen e parë hapëse të tij. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn