SHKODER- Prefekti i qarkut Shkodër, Paulin Radovani ka inspektuar nga afër situatën e argjinaturave në komunën e Dajçit. Sipas tij, një pjesë e argjinaturave janë dëmtuar pas ndërtimit të tyre, ndërsa ka kërkuar që kjo situatë të mos tolerohet pasi dëmi që mund të shkaktohet është i ndjeshëm ndaj reshjeve intensive.
Argjinatura që ndodhet në fshatin Daragjat të komunës Dajç në Nën-Shkodër pak muaj pas ndërtimit u dëmtua. Kjo argjinaturë ishte ndërtuar për të pritur prurjet dhe devijuar rrjedhën e lumit në mbrojtje të fshatrave të Komunës Dajç dhe Bërdicë.
Zona ku është ndërtuar argjinatura ka qenë një nga pikat kryesore në të cilën prurjet e lumit Buna dhe Drin, që bashkohen pak kilometra pa mbërritur në Daragjat, kanë shkaktuar përmbytjen e dhjetëra fshatrave në Nën-Shkodër.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com