SHKODËR - Avokati i Popullit, Igli Totozani, duke folur nga Shkodra, ka thënë se, në lidhje me armët kimike beson në transparencën e qeverisë.

“Nuk ka asgjë konkrete, pres që të ketë transparencë nga të gjitha institucionet shtetërore, ashtu siç deklaroi dje edhe Ilir Meta shteti të bëjë transparencën e plotë”, deklaroi në fjalën e tij, Avokati i Popullit, Totozani.
 
TOTOZANI: TË JEPEN DËMSHPËRBLIMET
Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka qenë në Shkodër ku ka vizituar komunën Ana e Malit, e cila është edhe zona që është prekur më shumë nga përmbytjet e viteve të fundit. Ai ka qenë në fshatin Obot, ku ka inspektuar argjinaturat e ngritura me qëllim parandalimin e përmbytjeve.

Duke folur me banorët, Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka kërkuar që të jepet dëmshpërblimi i banorëve për përmbytjet e kaluara.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)